MësoNdërtoKrijoPrezantome AI.
Kurioziteti është mësuesi më i mirë që ka një fëmijë.
Në DS Summer School, ne e kthejmë kuriozitetin në mënyrën si mësohet çdo ditë. Nxënësit përdorin AI për të kuptuar më mirë lëndët shkollore dhe për t'i eksploruar në mënyrë praktike.
Përballen me sfida javore, krijojnë projekte reale për fabrika dhe kompani reale dhe i prezantojnë në fund. Zhvillojnë mendim kritik dhe analitik.
Mësojnë të pyesin dhe të krijojnë.



Projekte reale. Të krijuara nga vetë nxënësi. Të publikuara.
Këto janë projektet që çdo nxënës ndërton gjatë programit.

Notebook personal
Një notebook personal me gjithçka që ka mësuar dhe krijuar, që i mbetet edhe pas programit.

Aplikacion AI funksional
Nxënësi ndërton një aplikacion AI që zgjidh një problem që e ka zgjedhur vetë.

Lojë funksionale
Nxënësi krijon një lojë me karaktere, zëra dhe elemente të gjeneruara me AI.

Prezantim në skenë
Nxënësi prezanton projektin e tij para prindërve dhe përfaqësuesve nga kompani.
Nga dita e parë deri te pitch-i final para kompanive.
Java 1: Mëso si të përdorësh AI dhe provoje në sfida reale.
Nxënësit mësojnë si të përdorin AI për të kuptuar më shpejt mësimet dhe për të zgjidhur detyra praktike. Përmes sfidave interaktive, përfshirë Hack AI, ata eksplorojnë si funksionon teknologjia në mënyrë praktike.
Java 2: Kupto si funksionon AI dhe ndërto projektin tënd.
Nxënësit kalojnë nga përdorimi i AI në kuptimin e saj nga brenda dhe si krijohen sistemet digjitale moderne. Ata mësojnë si funksionon agentic AI dhe ndërtojnë një aplikacion funksional që e sjell idenë në realitet.
Java 3: Krijo lojën tënde me AI.
Nxënësit eksplorojnë game design dhe analizojnë si ndërtohen lojërat e tyre të preferuara. Më pas krijojnë lojën e tyre duke kombinuar kreativitet, art dhe AI.
Java 4: Hackathon final dhe prezantimi publik.
Katër ditë pune intensive ku nxënësit finalizojnë projektin dhe mësojnë si ta prezantojnë profesionalisht. Java kulmon me Demo Day para prindërve e të ftuarve nga industria, dhe një mbrëmje festive në rooftop.
Vizita në kompani reale.
Çdo të premte vizitojmë nga një kompani. Nxënësit marrin kërkesat dhe vizionin e kompanisë për të ndërtuar produktin që do të prezantohet në fund të Summer School.
Secili nxënës zgjedh një kompani për të cilën do të garojë.



Në fund të programit, secila kompani zgjedh fituesin e vet. Fituesit marrin bursë 1-vjeçare në Shkollë Digjitale ku mësojnë AI dhe teknologji.
Gjithçka që duhet të dini.
Tri arsye të thjeshta.
Pyetja nuk është nëse fëmija juaj do ta përdorë AI. Pyetja është si.
Krijues, jo konsumues.
Çdo ditë nxënësi krijon diçka konkrete. AI përdoret si mjet për të ndihmuar, jo për të bërë gjithçka në vend të tij.
5D Learning — mendim i strukturuar.
Metodë mësimi me 5 hapa: kuptim, eksplorim, ndërtim, testim dhe prezantim. Çdo projekt kalon nga këto 5 hapa.
Audiencë reale, jo një ekran.
Në fund të programit prezantojnë projektin e tyre para prindërve dhe njerëzve nga kompani reale.
Në fund, fëmija juaj del me projekte reale që mund t'i tregojë dhe përdorë.
Si duket krijimi në praktikë.






Pyetjet që na bëjnë prindërit më shpesh.
A nuk do ta bëjë AI fëmijën tim më të varur nga teknologjia?+
Fëmija im s'ka bërë kurrë programim. A është problem?+
A nuk po e bën AI mendimin më të lehtë, pra më të mangët?+
Si ndryshon nga thjesht përdorimi i ChatGPT?+
Çfarë ndodh nëse fëmija nuk e mbaron projektin?+
A është prezantimi final i detyrueshëm?+
A është programi i strukturuar dhe i mbikëqyrur?+
Çfarë do të ketë fëmija im konkretisht në fund?+
Brezi që do të përdorë AI po rritet tani. Jepi mundësinë të jetë pjesë e tij.
Rezervoni vendin për verën 2026. Grupet janë të vogla dhe vendet mbushen shpejt.
